Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018:
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumentave të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Inspektor” në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore rezulton se procedurat e lëvizjes paralele mbyllen pa asnjë kandidaturë.
Procedurat e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Ngritje në detyrë”. Kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën “Ngritje në detyrë” për pozicionin e mësipërm janë:
Znj. Albana Plloçi
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 27.02.2024, në orën 11.30 në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.