Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni 22, 25 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018;
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionet:
- Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve Prodhuese” nëpërmjet procedurës për lëvizje paralele është Vanina Vongli.
Procedurat dhe Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohen në datën 26.02.2020 ora 10.00 në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës.
- Inspektor në Drejtorinë e Analizës dhe Metodologjisë së Tregjeve, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për lëvizje paralele.
Plotësimi i këtij pozicioni do të bëhet sipas procedurave “Për pranim në shërbimin civil”
Kandidatura e paraqitur që plotëson kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e pozicionit, Inspektor në Drejtorinë e Analizës dhe Metodologjisë së Tregjeve sipas procedurës për pranimin në shërbimin civil është Znj. Meri Bajko.
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 28.02.2020, ora 10.00 në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës.