AUTORITETI I KONKURRENCËS – SHPALLJA E FITUESIT

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni, 22, 25 dhe 26 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” ndryshuar me të fundit nr. 748, datë 19.12.2018 dhe nr. 243, date 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, ndryshuar me të fundit nr.746, datë 19.12.2018;

Autoriteti i Konkurrencës njofton se:

1. Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin:

“Drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregjeve te Sherbimit Jo/ Prodhuese”, rezulton se:

Plotësimi i pozicionit nëpërmjet procedurës lëvizje paralele mbyllet pa asnjë kandidature

Kandidati i vetëm qe plotëson kërkesat e veçanta dhe te përgjithshme për plotësimin e këtij pozicioni nëpërmjet procedurës “Ngritje në detyrë” është Znj. Anisa Buxheli:

Testimi do të zhvillohet në datën 12.12.2019 ora 10.00 në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës

 

2. Per plotësimin e pozicionit

“Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Çështjeve Gjyqësore” rezulton se

Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për lëvizje paralele apo ngritje në detyre, Procesi mbyllet pa asnjë kandidature.

3. Per plotësimin e pozicionit

“Inspektor ne Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit Jo/Prodhuese, procedura për lëvizje paralele mbyllet pa asnjë kandidaturë.

Plotësimi i këtij pozicioni do të bëhet me procedurë ”Pranim në Shërbimin Civil”.

Kandidatët që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e këtij pozicioni me procedurë “Pranim në Shërbimin Civi” janë si më poshtë:

1. Znj.Arlinda Muja

2. Znj. Ledia Muraku

3. Z. Rin Zela

4. Z. Klementin Sula

Procedurat e konkurrimit “Pranim në Shërbimin Civil” për këtë pozicion do të zhvillohen në ambjentet e AK në datën 18.12.2019 ora 10.00

4. Për plotësimin e pozicionit Specialist (Arkiv/Dokumentacioni) në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse,

Procedurat për plotësimin e këtij pozicioni me lëvizje paralele mbyllen pa asnjë kandidaturë.

Plotesimi i këtij pozicioni do të bëhet me “Pranim në Shërbimin Civil”

Kandidati i vetëm i paraqitur për këtë pozicion, që plotëson kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme është Znj. Eneida Kullakshi.

Procedura e konkurrimit “Pranim në Shërbimin civil” për këtë pozicion do të zhvillohet në ambjentet e AK në datën 17.12.2019 ora 10.00.