Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni 22, 25 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018;
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin
- Inspektor ne Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve Prodhuese;
Rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat për plotësimin e këtij pozicioni me lëvizje paralele.
Procedura për lëvizje paralele mbyllet pa asnjë kandidat.
Plotësimi i pozicionit te mësipërm do të vazhdojë, sipas procedurave “Për pranim në shërbimin civil”
Kandidatura e paraqitur që plotëson kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e pozicionit;
- Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve Prodhuese sipas procedurës për pranimin në shërbimin civil eshte:
Z. Kadri Shabanaj
Konkurrimi për pozicionin, Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve Prodhuese do të zhvillohet në datën 10.01.2020, ora 10.00 në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës.