AUTORITETI I KONKURRENCËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; neni 22, 25, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018,

Autoriteti i Konkurrencës njofton se:

Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Specialist i Sektorit të Komunikimit” në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Buxhetit dhe Komunikimit” rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa asnjë kandidaturë.

Procedurat e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Pranim në shërbimin civil”. Kandidati që plotëson kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojë konkurrimin, me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil” për pozicionin e mësipërm është:

Znj. Belinda Taullaj

Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 21.05.2024, në orën 11.00, në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.