SHPALLJE PËR një vend të lire pune,
LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Inspektor (Krye/Ekonomist) në Drejtorinë e Analizës dhe Metodologjisë së Tregjeve
Kategoria e pagës III-a
Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, te ndryshuar si dhe të Kreut II dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar me të fundit 746, datë 19.12.2018 Autoriteti i Konkurrencës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
- Inspektor (Krye/Ekonomist) në “Drejtorinë e Analizës dhe Metodologjisë së Tregjeve”
- Kategoria e pagës III-a
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!
Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil |
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e dokumentave: | 27 shtator 2019 |
*Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit është i njëjtë për të dyja procedurat.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin e mësipërm është:
Kryen vlerësimin ekonomik dhe analiza të thelluara kërkimore sasiore për monitorimin, hetimin e përgjithshëm apo studimin e tregjeve dhe shqyrtimit dhe kontrollit të autorizimit të përqendrimeve.
|
Zhvillim i metodave dhe procedurave për cilësinë e të dhënave që do të grumbullohen nëpërmjet anketave apo pyetësorëve për plotësimin e bazës së të dhënave mbi tregjet, si dhe ndjek sigurimin e informacionit te domosdoshëm nga palët njoftuese ne respekt te afateve kohore te përcaktuara ne zbatim te ligjit dhe akteve nënligjore.
|
I-Lëvizja paralele
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-a),
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në Fakultetin e Ekonomisë (preferohet dega Ekonomiks ose Informatike Ekonomike) dhe të zotërojë diplomë “Master Shkencor” në këtë fushë.
- Të zotëroje aftësi për kryerjen e analizave sasiore dhe cilësore të të dhënave statistikore dhe ekonometrike.
- Avantazh do të perbejnë dhe studime apo diploma të tjera pasuniversitare në këtë fushë.
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 8 vjet.
2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Autoritetit te Konkurrences ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentat si më poshtë:
- a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- b) fotokopje të diplomës;
- c) fotokopje të librezës;
ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 27 shtator.
3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 30 shtator 2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Autoritetit të Konkurrencës ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, te ndryshuar.
- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike
- Konkurimi do të bazohet në njohjen e ligjshmërisë në fuqi, kryesisht ligjin nr. 9121, datë 28.07.2003 ” Për Mbrojtjen e Konkurrencës” te ndryshuar dhe akteve nën ligjore në zbatim të tij, Politika Kombëtare e Konkurrencës, Kodin e Procedurave Administrative
- Për më shumë: caa.gov.al
5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta
6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti I Konkurrences do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AK. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.
II- Pranim në shërbimin civil
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes ne detyre. |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 22 te ligjit nr 152/2013 “Për nepunesit civil”, I ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit ne sherbimit civil
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në Fakultetin e Ekonomisë (preferohet dega Ekonomiks ose Informatikë Ekonomike) dhe të zoterojë diplomë “Master Shkencor” në këtë fushë.
- Të zotërojë aftësi për kryerjen e analizave sasiore dhe cilësore të të dhënave statistikore dhe ekonometrike.
- Avantazh do të perbejnë dhe studime apo diploma të tjera pasuniversitare në këtë fushë.
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 8 vjet.
- Te zoterojë gjuhën angleze dhe një gjuhë e dytë e vendeve të BE përben avantazh.
- Te zoteroje aftësi te punes ne grup
- Pervoja ne administraten publike perben avantazh.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- b) fotokopje të diplomës dhe listes se notave;
- c) fotokopje të librezës se punes;
ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- d) Vertetimi gjendjes gjyqesore
- dh) Numer kontakti dhe adrese vendbanimi
Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentat e cituara më sipër me poste ose dorazi, brenda datës 27 shtator 2019 në Autoritetin e Konkurrences me adrese: Rruga “Sami Frasheri”, kati IV. Nr.4.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit ne shërbimin civil , do të marrin informacion në faqen e Autoritetit te Konkurrences, për fazat e mëtejshme të kesaj procedure:
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, – datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; – mënyrën e vlerësimit të kandidatëve. Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Autoritetit te Konkurrences duke filluar nga data 30 shtator 2019. |