Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Verifikimi paraprak

Në zbatim të Kreut V të Ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si
dhe Kreut III të VKM-së nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë
e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
(AKEP), njofton se per : Përgjegjës i Sektorit të Integrimit dhe Marrëdhënieve Publike
Drejtoria Juridike dhe Integrimit

  • Z. Klevis Limaj do të vazhdojë konkurimin në procedurën e ngritjes në detyrë/pranim nga
    jashtë shërbimit civil.

Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 11.03.2024 ora 10:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 11.03.2024 ora 12:30.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyre në AKEP,
nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me
gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;
b. 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
c. 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët
maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Integrimit dhe Marrëdhënieve
Publike.
Kandidati fitues, është ai që renditet i pari nga kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70 %
të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 23, Kreu
II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe
të mesme drejtuese” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 11.03.2024.
Njoftimi fituesit do të publikohet: në portalin e “Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe
Aftësive” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 16.03.2024.