NJOFTIM Për kandidatët që do të testohen për pozicionin e punës :
Specialist i Regjistrimit të Veprimeve të Protokollit dhe Arkivës -AKEP
Procedura : PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINE EKZEKUTIVE
Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emerimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) njofton se :
– Znj. Pranvera Parllaku do të vazhdoj konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 02.10.2019 ora 09:30. – Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 02.10.2019 ora 12:00.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv në AKEP- KPP, nëpërmjet vleresimit të jetëshkrimit, vleresimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht: a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidateve, që konsiston në vleresimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë; b) për intervisten e strukturuar me goje, deri në 25 pikë; c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pike;
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Regjistrimit të Veprimeve të Protokollit dhe Arkivës.
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, Kreu IV të Vendimit nr. 243, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e provës dhe emerimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 02.10.2019.
Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 08.10.2019.
Njesia Përgjegjëse / Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)