Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM-së nr.243, datë
18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Znj. Elsona Mosho do të vazhdojë konkurimin në procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë
ekzekutive.
Konkurimi:
– Konkurimi -Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve),
Rr. Reshit Çollaku, në datën 11.09.2023 ora 11:00.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshëm i ngritur në AKEP, nëpërmjet
dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnime
dhe kualifikime në fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për
vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është
kryer.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët
maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Rekrutimit dhe Administrimit të
Kartelave të Punonjësve” në Drejtorinë e Shërbimeve të Brëndshme.
Në rast se rezultojnë fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet
e pikës 13, Kreu IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 11.09.2023.
Njoftimi do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të
AKEP në datën 15.09.2023.