Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM-së nr. 242, datë
18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i
ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Z. Enea Caushaj do të vazhdojë konkurimin në procedurën e ngritjes në detyrë;
– Z. Glorian Tusha do të vazhdojë konkurimin në procedurën e ngritjes në detyrë.
Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 31.08.2023 ora 10:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 31.08.2023 ora 12:30.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyre në AKEP,
nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me
gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;
b. 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
c. 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët
maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Pagesave, Monitorimit dhe
Zbatimit të Kontratave.
Kandidati fitues, është ai që renditet i pari nga kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70 %
të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 23, Kreu
II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe
të mesme drejtuese” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 31.08.2023.
Njoftimi fituesit do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen
zyrtare të AKEP në datën 05.09.2023.
Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM-së nr.243, datë
18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Z. Ardit Dauti do të vazhdojë konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil në
kategorinë ekzekutive.
Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 08.09.2023 ora 10:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 08.09.2023 ora 12:30.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv në
AKEP- KPP, nëpërmjet vlerësimit të jetëshkrimit, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së
strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidateve, që konsiston në vleresimin e
arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pike.
Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, nëse kandidati grumbullon më shume se (mbi 30
pikë e lart), nga vlerësimi me shkrim ai i kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe
vlerësimin e jetëshkrimit.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët
maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Çështjeve të Faciliteteve Shoqëruese dhe
Infrastrukturës.
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, Kreu IV të
Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele,
periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 08.09.2023.
Njoftimi do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të
AKEP në datën 14.09.2023.