Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – Specialist i Regjistrimit të Veprimeve të Protokollit dhe Arkivës

DREJTORIA E SHËRBIMEVE TË BRENDSHME
NJOFTIM PËR VEND PUNE
SHPALLJE PER PLOTESIMIN E VENDEVE TE LIRA PER KATEGORINE EKZEKUTIVE

Për të dyja procedurat (lëvizje paralele/ dhe pranimin ne sherbimin civil ne kategorine ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!
Pozicioni i më sipërm u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se këto pozicione janë ende vakant, ai eshte i vlefshem per nepuneslt civile nga kategoria paraardhese per konkurrimin nepermjet procedures se pranimit ne sherbimin civil per kategorine ekzekutive si dhe personave që plotesojnë kriteret e posacme dhe të përgjithshme të listuara në shpallje.
I. LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINE EKZEKUTIVE
Shpallje për lëvizjen paralele në kategorine ekzekutive për plotësimin e vëndit të lirë të punës në AKEP.
1. Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Kreut VII të Vendimit nr. 243, date 18.03.2015, të Keshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin në kategorine ekzekutive”i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) shpall procedurat e levizjes paralele në kategorine ekzekutive, për pozicionin:
Specialist i Regjistrimit të Veprimeve të Protokollit dhe Arkivës
Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme
Kategoria e pagës IV-b
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 2 / 10
2. Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
– MISIONI :
Mbështet dhe siguron me profesionalizëm dhe përgjegjësi ushtrimin e funksioneve të Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në AKEP lidhur me kryerjen e veprimeve të regjistrimit të dokumenteve, në përputhje me legjislacionin për arkivat në Republikën e Shqipërisë.
– QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS:
Specialisti i Regjistrimit të Veprimeve të Protokollit dhe Arkivës përgjigjet tek Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme lidhur me kryerjen e veprimeve të regjistrimit të dokumenteve në përputhje me legjislacionin për arkivat në Republikën e Shqipërisë, me qëllim përmbushjen e misionit dhe objektivave institucionalë në këtë drejtim.
– DETYRAT KRYESORE
Specialisti i Regjistrimit të veprimeve të Protokollit dhe Arkivës siguron që:
1. Të kryhet regjistrimi i korrespondencës së institucionit dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar të institucionit sipas legjislacionit zbatues për këtë qëllim.
2. Të ndiqen dhe zbatohen procedurat ligjore mbi administrimin, ruajtjen dhe përdorimin e dokumentacionit të protokolluar dhe arkivuar në AKEP, në përputhje me legjislacionin për arkivat në Republikën e Shqipërisë .
3. Të ofrojë mbështetje për hartimin e akteve administrative të përgjithshme në AKEP, për administrimin, ruajtjen dhe përdorimin e dokumentacionit të protokolluar dhe arkivuar në zbatim të legjislacionit dhe akteve të nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave si organ kompetent i fushës.
4. Të kërkohen dhe nxirren dokumentat sipas kërkesave.
5. Menaxhimin e marrëdhënieve midis përdoruesve dhe shpërndan informacionin mbi përdorimin e arkivës.
6. Indeksimin e dokumentave dhe përditësimin e inventarëve.
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 3 / 10
3. Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë :
Arsimi : Të zotëroje diplomë “Master Profesional” / “Master Shkencor” në Shkenca Shoqërore/Shkencat Natyrore/ Shkenca Ekonomike / Shkencat Sociale.
Përvoja : Të ketë eksperiencë profesionale në fushën e protokoll – arkivës dhe në fushën administrative etj.
Të tjera : Të detyrueshme,  Eksperiencë profesionale në kryerjen e veprimeve të regjistrimit të dokumenteve të Protokollit dhe Arkivës sipas legjislacionit në fuqi.  Njohuri të gjuhes Angleze shoqëruar me dëshmi përkatëse përbëjnë avantazh.  Njohuri të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative.  Njohuri të akteve ligjore dhe nën ligjore në fushën e protokollit dhe arkivës.  Aftësi analitike dhe krijuese për mbështetjen e zgjidhjeve të situatave komplekse.  Aftësi vet-motivuese për të punuar i pavaruar brenda afateve kohore të ngushta në një mjedis pune intensive.  Aftësi vet-organizuese, dhe aftësi krijuese për të dhënë sugjerime dhe propozime të dobishme për ecurinë e punës.  Aftësi shumë të mira për të relatuar me shkrim dhe me gojë në nivelet më të larta drejtuese.  Të ketë aftësi koordinuese e mbikqyrëse të punës në drejtori, sektor.  Të ketë cilësitë e nevojeshme për të punuar në grup.  Certifikatë apo dëshmi për kualifikime në shkollime/kurse sipas profilit/sektorit ku punon.
4. Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë procedure, janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilen aplikon; b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; c- Të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”; ç- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posacme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
5. Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të AKEP, dokumentet e dosjes së tij personale:
 Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.  Jetëshkrimi CV (mund të hartohet në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta)  Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.  Fotokopje të letërnjoftimit (ID) ose Pashaportës.  Fotokopje të diplomave.  Fotokopje të listës se notave.
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 4 / 10
 Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).  Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.  Aktin e emërimit si nëpunës civil.  Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi  Vertetimin e gjendjes shëndetësore.  Vertetimin e gjendjes gjyqësore.  Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.  Formulari i vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike sipas linkut http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/104-formularin-ivetedeklarimit-per-garantimin-e-integritetit-te-personave-qe-zgjidhen-emerohen-oseushtrojne-funksione-publike-
6. Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e Protokollit, të Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Rr. Reshit Çollaku, brenda datës 22.08.2019.
7. Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedurës lëvizje paralele në kategorine ekzekutive dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datë 23.08.2019 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”dhe në faqen zyrtare të Institucionit të AKEP. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
8. Konkurimi -Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 30.08.2019 ora 10:00.
9. Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi:
– Kushtetuta e Republikës se Shqiperise; – Kodi i Punes – Kodi i Procedurave Administrative – Kodi Civil – Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”i ndryshuar dhe akteve nënligjore të tij; – Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike; – Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. – Ligjin 119/2014 “Për të drejten e informimit” – Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 5 / 10
– Ligjin Nr. 9049, datë 10.04.2003 ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë” i ndryshuar – Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, (http://www.akep.al/legjislacioni/ligje ) – Ligjin Nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë” (http://www.akep.al/legjislacioni/ligje ) – RREGULLORE https://akep.al/legjislacioni/rregullore https://akep.al/sherbim-postar/rregullore – http://www.akep.al/legjislacioni (Ligj, VKM, Rregullore, në faqen zyrtare të AKEP)
10. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatet do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshem i ngritur në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojen, 10 pikë për trajnime dhe kualifikime në fushën përkatese, si dhe 10 pike për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Regjistrimit të Veprimeve të Protokollit dhe Arkivës.
Në rast se dalin fitues me shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 13, Kreu IV të Vendimit nr. 243, date 18.03.2015, të Keshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin në kategorine ekzekutive”i ndryshuar.
11. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 30.08.2019.
12. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 04.09.2019.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
Vetem në rast se në fund të procedurës së lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive rezulton se ky pozicion është vakant dhe nuk është paraqitur asnjë kandidat, pozicioni ështe i vleshem nepermjet procedures se “Pranim ne sherbimin civil ne kategorine ekzekutive”.
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 6 / 10
II. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINE EKZEKUTIVE
1. Shpallje për pranim në shërbimin civil në kategorine ekzekutive për plotësimin e vëndit të lirë të punës në AKEP:
Në zbatim të Kreu IV të Ligjit nr. 152/2013 “Për nepunesin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 243, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) shpall procedurat e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
Specialist i Regjistrimit të Veprimeve të Protokollit dhe Arkivës
DREJTORIA E SHËRBIMEVE TË BRENDSHME
Kategoria e pagës IV-b 2. Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
– MISIONI :
Mbështet dhe siguron me profesionalizëm dhe përgjegjësi ushtrimin e funksioneve të Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në AKEP lidhur me kryerjen e veprimeve të regjistrimit të dokumenteve, në përputhje me legjislacionin për arkivat në Republikën e Shqipërisë.
– QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS:
Specialisti i Regjistrimit të Veprimeve të Protokollit dhe Arkivës përgjigjet tek Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme lidhur me kryerjen e veprimeve të regjistrimit të dokumenteve në përputhje me legjislacionin për arkivat në Republikën e Shqipërisë, me qëllim përmbushjen e misionit dhe objektivave institucionalë në këtë drejtim.
– DETYRAT KRYESORE
Specialisti i Regjistrimit të veprimeve të Protokollit dhe Arkivës siguron që:
1) Të kryhet regjistrimi i korrespondencës së institucionit dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar të institucionit sipas legjislacionit zbatues për këtë qëllim.
2) Të ndiqen dhe zbatohen procedurat ligjore mbi administrimin, ruajtjen dhe përdorimin e dokumentacionit të protokolluar dhe arkivuar në AKEP, në përputhje me legjislacionin për arkivat në Republikën e Shqipërisë .
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 7 / 10
3) Të ofrojë mbështetje për hartimin e akteve administrative të përgjithshme në AKEP, për administrimin, ruajtjen dhe përdorimin e dokumentacionit të protokolluar dhe arkivuar në zbatim të legjislacionit dhe akteve të nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave si organ kompetent i fushës.
4) Të kërkohen dhe nxirren dokumentat sipas kërkesave.
5) Menaxhimin e marrëdhënieve midis përdoruesve dhe shpërndan informacionin mbi përdorimin e arkivës.
6) Indeksimin e dokumentave dhe përditësimin e inventarëve.
3. Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë :
Arsimi : Të zotëroje diplomë “Master Profesional” / “Master Shkencor” në Shkenca Shoqërore/Shkencat Natyrore/ Shkenca Ekonomike / Shkencat Sociale.
Përvoja : Të ketë eksperiencë profesionale në fushën e protokoll – arkivës dhe në fushën administrative etj.
Të tjera : Të detyrueshme,
 Eksperiencë profesionale në kryerjen e veprimeve të regjistrimit të dokumenteve të Protokollit dhe Arkivës sipas legjislacionit në fuqi.  Njohuri të gjuhes Angleze shoqëruar me dëshmi përkatëse përbëjnë avantazh.  Njohuri të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative.  Njohuri të akteve ligjore dhe nën ligjore në fushën e protokollit dhe arkivës.  Aftësi analitike dhe krijuese për mbështetjen e zgjidhjeve të situatave komplekse.  Aftësi vet-motivuese për të punuar i pavaruar brenda afateve kohore të ngushta në një mjedis pune intensive.  Aftësi vet-organizuese, dhe aftësi krijuese për të dhënë sugjerime dhe propozime të dobishme për ecurinë e punës.  Aftësi shumë të mira për të relatuar me shkrim dhe me gojë në nivelet më të larta drejtuese.  Të ketë aftësi koordinuese e mbikqyrëse të punës në drejtori, sektor.  Të ketë cilësitë e nevojeshme për të punuar në grup.  Certifikatë apo dëshmi për kualifikime në shkollime/kurse sipas profilit/sektorit ku punon.
4. Kërkesat e përgjithshme
Për këtë procedure kanë të drejte të aplikojne të gjithe kandidatet jashte sistemit te sherbimit civil, qe plotesojne kerkesat epergjithshme sipas nenit 21, te ligjit nr. 152/2013:
a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 8 / 10
c) të zotëroje gjuhen shqipe, teshkruar dhe te folur; d) të jetë në kushtë shendëtesore që e lejojne të kryeje detyren përkatëse; e) të mos jetë i denuar me vendim të formes së prere për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; f) ndaj tij të mos jetë marre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ketij ligji; g) të plotesojë kërkesat e posapme për nivelin e arsimit, përvojes dhe kërkesat e tjera të posacme për kategorinë, klasen, grupin dhe pozicionin përkatës.
5. Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të AKEP, dokumentet e dosjes së tij personale:
 Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.  Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.  Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.  Fotokopje të letërnjoftimit (ID) ose Pashaportës.  Fotokopje të diplomave.  Fotokopje të listës se notave.  Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).  Vertetimin e gjendjes shëndetësore.  Vertetimin e gjendjes gjyqësore.  Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.  Formulari i vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike sipas linkut http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/104-formularin-ivetedeklarimit-per-garantimin-e-integritetit-te-personave-qe-zgjidhen-emerohen-oseushtrojne-funksione-publike-
6. Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e Protokollit, të Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Rr. Reshit Çollaku, brenda datës 27.08.2019.
7. Rezultatet për verifikimin paraprak të kandidateve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e vecanta, të përcaktuara në shpalljen në konkurim do të dalin në datë 30.08.2019 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të AKEP. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 9 / 10
8. Konkurimi
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 11.09.2019 ora 10:00. – Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 11.09.2019 ora 13:00.
9. Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi:
– Kushtetuta e Republikës se Shqiperise; – Kodi i Punes – Kushtetuta e Republikës se Shqiperise; – Kodi i Punes – Kodi i Procedurave Administrative – Kodi Civil – Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”i ndryshuar dhe akteve nënligjore të tij; – Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike; – Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. – Ligjin 119/2014 “Për të drejten e informimit” – Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar – Ligjin Nr. 9049, datë 10.04.2003 ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë” i ndryshuar – Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, (http://www.akep.al/legjislacioni/ligje ) – Ligjin Nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë” (http://www.akep.al/legjislacioni/ligje ) – RREGULLORE https://akep.al/legjislacioni/rregullore https://akep.al/sherbim-postar/rregullore – http://www.akep.al/legjislacioni (Ligj, VKM, Rregullore, në faqen zyrtare të AKEP)
10. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv në AKEP- KPP, nëpërmjet vleresimit të jetëshkrimit, vleresimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 10 / 10
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidateve, që konsiston në vleresimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë; b) për intervisten e strukturuar me goje, deri në 25 pikë; c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pike;
Pas perfundimit të vleresimit të testit me shkrim, nese kandidati grumbullon më shume se (mbi 30 pikë e lart), nga vleresimi me shkrim ai i kualifikohet për intervisten e strukturuar me gojë dhe vleresimin e jetëshkrimit.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Regjistrimit të Veprimeve të Protokollit dhe Arkivës.
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, Kreu IV të Vendimit nr. 243, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e provës dhe emerimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar.
11. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 11.09.2019.
12. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 16.09.2019.