Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë
18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” si dhe Vendimit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për Nivelin Ekzekutiv, AKEP
përcjell fituesin për konkursin “pranim në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv”, për pozicionin
Specialist i Administrimit të Protokollit dhe Arkivës, në Drejtorinë e Shërbimeve Brendshme.
KOMITETI I PËRHERSHËM I PRANIMIT PËR NIVELIN EKZEKUTIV në përfundim të
procedurës së konkurrimit duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe
intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:
- Znj. Kledja Cikopano fituese për pozicionin me 73 (shtatëdhjetë e tre) pikë