Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emerimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) njofton se do të vazhdojnë konkurimin në procedurën pranim në shërbim civil në kategorinë ekzekutive:
– Z. Arsen Çaçi
– Z. Elis Gruda
– Znj. Sabina Cenaj
Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 25.11.2019 ora 09:30.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 25.11.2019 ora 12:00.
Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv në AKEP- KPP, nëpërmjet vleresimit të jetëshkrimit, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë. Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Çështjeve të Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë .
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, Kreu IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 25.11.2019.