Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë
18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” i ndryshuar si dhe Vendimit të Komisionit të Brendshëm, AKEP përcjell fituesin për
konkursin “lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive”, për pozicionin Specialist i Llogaritjes dhe
Vjeljes së Pagesave për AKEP, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimin Financiar.
KOMISIONI I BRENDSHËM në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar
dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall
fitues të konkursit si më poshtë:
– Znj. Lediana Dhimitri fituese për pozicionin me 77 (shtatëdhjetë e shtatë) pikë.