NJOFTIM
Njoftim për listën e fituesve në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Vendimin e Komisionit të Brendshëm, AKEP përcjell fituesin për konkursin për pozicionin Specialist i Teknikës Legjislative dhe Hartimit të Akteve Administrative, në Drejtorinë e Juridike dhe Integrimit.
KOMISIONI I BRENDSHËM në përfundim të procedurës së konkurimit të zhvilluar duke
vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe intervistën me gojë të zhvilluar pranë
AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:
– Znj. Valdete Gjana fituese për pozicionin me 73 (shtatëdhjetë e tre) pikë
Njësia Përgjegjëse
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)