AMA – Specialist në Sektorin Teknik në Drejtorinë e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE / PËR PRANIMIN NË SHËRBIM CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës “Inxhinieri Elektronike/Teknologji Informacioni/Informatikë/Informatikë Ekonomike/Inxhinieri Telekomunikacioni

niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Në zbatim të nenit 21, 22 dhe nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive shpall procedurën për plotësimin e vendit të lirë të kategorisë ekzekutive:

 

  • 1 (një) Specialist në Sektorin Teknik, në Drejtorinë e Planifikimit të Frekuencave dhe Teknologjisë së Informacionit, kategoria III-b

Pozicioni më sipër, pozicioni u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbim civil për kategorinë ekzekutive.

Për çdo procedurë aplikohet në të njëjtën kohë!

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LEVIZJE PARALELE: 13.09.2019

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 17.09.2019

 

Përshkrimi i punës:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Zbaton rregullat dhe procedurat për menaxhimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, si rrjetin kompjuterik, email-et, internetin, sistemin e serverӫve, sistemin e backup-it, faqen e internetit etj.
  2. Harton apo paraqet propozime per përmirësimin e procedurave të nevojshme për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e sistemeve të teknologjisë se informacionit dhe sistemeve elektronike të sigurisë fizike të institucionit.
  3. Siguron mirëmbajtjen e pajisjeve hardware dhe software të sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe sistemeve elektronike të sigurisë fizike të institucionit.
  4. Ndjek zgjidhjen e problematikave në lidhje me mosfunksionimin e faqes së internetit të AMA-s duke mbajtur komunikim me kompaninë përkatëse të hostimit.
  5. Ndjek zgjidhjen e problematikave në lidhje me mosfunksionimin e email-it zyrtar të AMA-s duke mbajtur komunikim me kompaninë përkatëse të hostimit.
  6. Ndjek zgjidhjen e problematikave të mosfunksionimit të sistemeve elektronike të sigurisë fizike të institucionit duke mbajtur komunikim me kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen e tyre.
  7. Vlerëson vendimet, rekomandimet, udhëzimet dhe çdo akt tjetër të nxjerrë nga organizmat ndërkombëtar (ITU, ETSI, ISO, etj.) në lidhje me cilësinë e shërbimit dhe standardet teknike të rrjeteve dhe shërbimeve audio/audiovizive.
  8. Propozon hartimin e standardeve teknike të rrjeteve dhe shërbimeve audio/audiovizive mbështetur në vlerësimin e standardeve ndërkombëtare.

 

 

I-Lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta:

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

– Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji;

 

Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;

– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në “Inxhinieri Elektronike/Teknologji Informacioni/Informatikë/Informatikë Ekonomike/Inxhinieri Telekomunikacioni”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

– Të ketë mbi një vit eksperiencë pune në nivel ekzekutiv;

– Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokoll – arkiv, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë, të institucionit dokumentet si më poshtë:

 

  1. a) Jetëshkrim
  2. b) Fotokopje të diplomës;
  3. c) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

ç) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  1. d) fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  2. e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  3. f) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  4. g) Vlerësimin e fundit nga eprorit direkt;
  5. gj) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  6. h) Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 13.09.2019.

 

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:

 

Në datën 16.09.2019 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.

 

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuri në lidhje me Ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

– Njohuri mbi Direktiva, rekomandime, standarde ndërkombëtare të ITU, CEPT etj.

– Njohuri mbi ligjin Nr. 9887, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;

– Njohuritë mbi ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

 

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për përvojën (20 pikë), trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën (10 pikë), si dhe çertifikimi pozitiv (10 pikë). Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës (legjislacionin përkatës);

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit:

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti Mediave Audiovizive do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AMA-s. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

II- Për kandidatet që aplikojnë nga jashtë sistemit të shërbimit civil

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e vendit të lirë.

 

 II.1-Kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21 të ligjit nr. 152/2013:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013, i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në “Inxhinieri Elektronike/Teknologji Informacioni/Informatikë/Informatikë Ekonomike/Inxhinieri Telekomunikacioni”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

– Të ketë mbi një vit eksperiencë pune;

– Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 

II.2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Autoritetit të Mediave Audiovizive dokumentat si më poshtë:

 

  1. a) Jetëshkrim
  2. b) Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  3. c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

ç) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  1. d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  2. dh) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  3. e) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentat e cituara më sipër me postë ose dorazi deri në datën 17.09.2019 në Autoritetin e Mediave Audiovizive.

 

II.3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:

 

Në datën 18.09.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet konkursi.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.

 

 II.4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuri në lidhje me Ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

– Njohuri mbi Direktiva, rekomandime, standarde ndërkombëtare të ITU, CEPT etj.

– Njohuri mbi ligjin Nr. 9887, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;

– Njohuritë mbi ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

II.5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

– Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

– Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

 

II.6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit.

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Autoritetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).

 

Adresa: Autoriteti Mediave Audiovizive, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Tiranë