AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL – Agropikat

 

 

 

 

                                                                       R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

 

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL

           DREJTORIA JURIDIKE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

 

 

Tiranë, më 02.04.2019

 

NJOFTIM PUNËSIMI

 

Në zbatim të Urdhërit nr. 20 datë 19.01.2018, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, “Për krijimin e sporteleve unike të shërbimeve për fermerët – “Agropika”, AZHBR shpall njoftimin e punësimit për:

SPECIALIST INFO-APLIKIM

PËR AGROPIKAT:

LEZHË – SARANDË – ELBASAN –LIBRAZHD – PUKË

Detyrat kryesore të Specialistit Info-Aplikim janë:

·         Të japë informacion dhe të promovojë programet e skemave mbështetëse kombëtare për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
·         Të japë informacion dhe të promovojë programet e skemave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural të financuar nga Bashkimi Evropian (IPARD II), si dhe donatorë të tjerë.
·         Të japë informacion mbi Fondet e Garancisë dhe lehtësirat financiare që ofrojnë tregjet bankare dhe financiare për fermerët.
·         Të japë informacion mbi politikat e zhvillimit të sektorit bujqësor dhe blegtoral.
·         Të japë informacion mbi tregjet bujqësore dhe blegtorale.

·         Të kryejë regjistrimin e të dhënave të fermës bujqësore dhe blegtorale sipas sistemeve të vëna në funksion.

·         Të bëjë pranimin e aplikimeve për mbështetjen financiare nga fondet e skemave kombëtare.

·         Të bashkëpunojë me zyrat shtetërore, bashkitë, bankat, donatorët apo grupet e fermerëve/ shoqatave për ofrimin e shërbimeve.

·         Të raportojë pranë AZHBR qendër në mënyrë periodike.

·         Të raportojë problematikat apo idetë dhe kërkesat e fermerëve.

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

·         Njohuritë mbi Ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”.

·         Njohuritë mbi Ligjin nr. 37/2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të mbështetjes financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II).

·         Njohuritë mbi Ligjin nr. 9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

·          Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

·         Njohuritë mbi VKM nr. 719, datë 31.10.2014, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural”, i ndryshuar.

 

  Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin këto kritere:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë universitar, niveli Bachelor,

(Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për  njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi).

  1. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.
  2. Të kenë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit
  3. Të kenë njohuri bazë mbi zhvillimin bujqësor dhe rural në Shqipëri dhe mbi politikën e përbashkët për bujqësinë me BE-në.
  4. Të kenë përvojë pune ose internshipi.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë brenda datës 12.04.2019, ora 16.30 në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56, Tiranë), kërkesën për punësim, një kopje të CV të përditësuar, diploma e noterizuar, certifikata të kualifikime të ndryshme, një fotokopje e librezës së punës, një kopje të ID-së.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, do të marrin informacion vetëm në faqen e internetit te AZHBR www.azhbr.gov.al, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:

 

– për rezultateve të verifikimit paraprak/përfundimtar
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi (testim me shkrim/ intervista me gojë)

– shpalljen e listës së fituesve
Për të marrë këto informacione, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e  internetit të AZHBR www.azhbr.gov.al.

 

 

 

AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL