Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshilli të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të Udhëzimit nr. 14, datë 27.05.2021 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”,
Ofruesi publik i AFP-së, Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Shkodër, shpall pozicionet:
-Instruktor (mësimdhënës) i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin “Instalime dhe mirembajtje e rrjetit elektrik” dhe “Instalim i paneleve
diellore fotovoltaike”. (2 mësimdhënës)
-Instruktor (mësimdhënës) i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin “Instalime dhe mirembajtje hidraulike”, “Instalim dhe mirembajtje e
paneleve diellore” dhe “Instalim dhe mirembajtje e sistemeve ngrohese ftohese” (2 mësimdhënës)
-Instruktor (mësimdhënës) i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin “Manikyr-Pedikyr” . (1 mësimdhënës)
-Instruktor (mësimdhënës) i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin “Sipermarrje dhe zhvillimi i planit te biznesit” dhe “Sipermarrje dhe
menaxhim i binesit te vogel”. (2 mësimdhënës)
-Instruktor (mësimdhënës) i formimit teoriko-praktik me kohë të pjesshme për kursin “Grafik Dizajn” dhe “Aftesi digjitale” . (1 mësimdhënës)
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Shpallje per publikim