Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 “Për nxitjen e Punësimit”, Ligjit nr.15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554, datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.11, datë 3.3.2020 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarinë e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit professional”, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ju njofton shpalljen e procedurave të lëvizjes paralele për personelin mësimdhënës të formimit teorik-praktik, në Drejtorinë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik Korçë, për pozicionet :
- 1 mësimdhënës i formimit teorik-praktik (part-time) në kursin “Servis xhenerik”
- 1 mësimdhënës i formimit teoriko-praktik part time në kurset e “Instalime dhe mirembajtje rrjeti elektrik”.
- PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR 1435.1