AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE SHKODËR, ANULLIM PROCEDURE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.164, datë 5.10.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.04.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”, shkresës me nr.5 prot, datë 09.01.2024 “Njoftim për vend të lirë pune”, të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Shkodër, protokolluar në AKPA me nr.21 prot, datë 05.01.2024, dhe shkresës nr.21/1 prot, datë 09.01.2024 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s, për procedurën e shpalljes së vendit të lirë të punës për pozicionin: Specialist në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Shkodër (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion), nuk është kualifikuar në fazën e parë asnjë kandidat që ka dorëzuar dokumentacionin në protokollin e Drejtorisë Qendrore të AKPA-s.

 

Sa më sipër, ju njoftojmë anulimin e procedurës, për pozicionin e punës: Specialist në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Shkodër (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR 21.10