Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.164, datë 05.10.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.04.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”, dhe shkresës nr.938 prot., datë 24.10.2023 “Kërkesë për shpallje vendi të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Fier, protokolluar në AKPA me nr.3271 prot, datë 26.10.2023, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë në faqen elektronike zyrtare të AKPA-s si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Fier, brenda datës 09.01.2024, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
Përgjegjës Sektori në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Fier
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 3271.1