AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE ,DREJTORIA RAJONALE E OFRIMIT TE FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK NR.1 TIRANË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshilli të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të punësimit dhe aftësive”; të udhëzimit nr. 14, datë 27.05.2021, “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarinë e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional”,

Ofruesi publik i AFP-së Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik nr. 1 Tiranë, shpall pozicionet instruktor me kohë të pjesshme:

– Mësimdhënës i formimit teoriko-praktik, me kohë të pjesshme i për kurset në fushën manikyr-pedikyr, parukeri — 1 person

– Mësimdhënës i formimit teoriko-praktik, me kohë të pjesshme  për kursin estetikë — 1 person.

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 1309