AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE BERAT, VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.164, datë 5.10.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.04.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës me nr.89 prot, datë 05.02.2024 “Njoftim për zëvëndësim në vend pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Berat, protokolluar në AKPA me nr.317 prot, datë 07.02.2024, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë në faqen elektronike zyrtare të AKPA-s si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Berat, brenda datës 09.02.2024, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Kuçovë, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Berat (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR 317.1