Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara – VENDE TE LIRA PUNE

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara shpall vende vakante ne pozicionet e meposhtme:

-Pergjegjes ne Zyren Rajonale Elbasan;

    Detyrat funksionale të Përgjegjësit të Zyrës Rajonale Elbasan janë:

  • Të koordinojë dhe të mbikëqyrë punën e specialistëve të sportelit të ADISA-s dhe institucioneve të administratës shtetërore të cilat ofrojnë shërbime pranë Zyrës Rajonale/Vendore;
  • Të mbikëqyrë mbarëvajtjen e punës dhe të organizojë specialistet në detyrat e tyre përkatëse;
  • Të sigurojë bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Zyrës Rajonale/Vendore (ADISA) dhe Zyrës Përgjegjëse për shërbimin (BO) duke mos kryer asnjë veprim/mosveprim i cili dëmton bashkëpunimin me institucionet e administratës shtetërore apo dëmton imazhin e ADISA;
  • Të realizojnë me përpikmëri dhe profesionalizëm detyrat e caktuara nga eprorët, në përputhje me punën dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor kundrejt qytetarëve;
  • Të zbatojnë me përpikmëri Rregulloren e Brendshme dhe çdo akt tjetër te brendshëm gjatë ushtrimit të detyrës, në marrëdhënie me qytetarët, me eprorët dhe vartësit;
  • Të inventarizojë dhe të dorëzojë tek personi përgjegjës i Back Office praktikat (aplikimet) dhe ankesat e administruara nga Front Office;
  • Të grumbullojë të gjitha ankesat e qytetarëve të administruara dhe dorëzuara nga sporteli i ankesave në datën e paracaktuar dhe t’i dorëzojë pranë Njësisë Përgjegjëse të ADISA-s dhe institucionit të administratës shtetërore (Back Office) kur lidhen me veprimtarinë e këtij të fundit (nëse autorizohet nga Drejtori Ekzekutiv);
  • Të monitorojë specialistët në sportel për të siguruar që proceset të kryhen në mënyrë të saktë dhe efektive si dhe të trajtojë apo administrojë situatat problematike të referuara nga specialistët;
  • Të raportojë (raport ditor/mujor etj) pranë Njësisë Përgjegjëse për praktikat e çdo lloji të administruara nga sportelet e Front Office;
  • Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorëve.

 

 Kriteret e Përgjegjësit të Zyrave Rajonale Elbasan janë.              

 

  • Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Master Shkencor, përbëjnë avantazh studimet në shkenca juridike/ekonomike/shoqërore;
  • Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 13/2016 datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
  • Njohuri mbi Strategjitë dhe Prioritetet e programit të Qeverisë Shqiptare, të cilat kanë ndikim direkt në rolin publik të Institucionit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze);
  • Të ketë të paktën 2 (dy) vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme/ekuivalente.

 

-Specialist ne Zyren Rajonale Elbasan

Pozicione vakante Specialist në Zyrën Rajonale Elbasan.

Detyrat funksionale të specialistit të shërbimeve në sportele janë:

  • Të kryejë aplikimin dhe administrimin e kërkesave të qytetarëve duke ndjekur me përpikmëri hapat të përcaktuar sipas akteve ligjore/nënligjore dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që rregullojnë shërbimit për të cilin aplikohet;
  • Të dorëzojë tek Përgjegjësi i Zyrës Rajonale/Vendore praktikat (aplikimet) ditore të administruara në sportel;
  • Të asistojnë qytetarët në përpilimin dhe marrjen e kërkesave e ankesave që ata paraqesin si dhe përcjelljen tek Përgjegjësi i Zyrës Rajonale/Vendore apo Njësisë Përgjegjëse për ankesat;
  • Të zbatojë rregullat e përcaktuara nga rregullorja e brendshme apo aktet ligjore/nënligjore për çdo tërheqje, dorëzim apo qarkullim të dokumentacionit zyrtar (protokolli) të kërkuar dhe/ose dorëzuar nga qytetarët/subjektet privat apo institucionet e administratës shtetërore në funksion të ofrimit të shërbimeve në sportel;
  • Të informojnë në mënyrë konstante eprorin direkt mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasura gjatë ushtrimit të detyrave që përmban pozicioni i punës;
  • Të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë me kolegët dhe me eprorët, në funksion të marrjes në kohë reale të informacioneve të dobishme në shërbim të qytetarëve;
  • Të evidentojnë kthim-përgjigjet dhe plotësimi i dosjeve të praktikave të prapambetura ditore;
  • Të realizojnë me përpikmëri dhe profesionalizëm detyrat e caktuara nga eprorët, në përputhje me punën dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor kundrejt qytetarëve;
  • Të zbatojnë me përpikmëri Rregulloren e Brendshme dhe çdo akt tjetër te brendshëm gjatë ushtrimit të detyrës, në marrëdhënie me qytetarët, me eprorët dhe kolegët.
  • Të zbatojë marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura ndërmjet ADISA-s dhe institucioneve të administratës shtetërore si dhe të mos kryejë asnjë veprim i cili të dëmtojë imazhin e administratës në përgjithësi dhe ADISA-s në veçanti;
  • Të verifikojnë nëse qytetari në momentin e ardhjes është i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e aplikimit apo ankesës;
  • Të verifikojnë nëse qytetari është i pajisur me biletë aplikimi dhe ka respektuar radhën e kryerjes së aplikimit;
  • Të verifikojnë në sistem për statusin e aplikimit (nëse është e mundur kontrolli i statusit në sistem) dhe të informojë qytetarin/subjektet mbi ecurinë dhe statusin e aplikimit;
  • Të identifikojnë nevojat e përgjithshme të qytetarëve/subjekteve dhe të informojë ata për çdo paqartësi në marrjen e shërbimeve publike;
  • Të orientojnë qytetarin për procesin e kryerjes së aplikimit;
  • Të informojë qytetarin/subjektet për institucionin kompetent në rastin kur kërkesa e tij nuk është kompetencë e sportelit të ADISA-s;
  • Të japin çdo lloj informacioni që lidhet me orarin zyrtar, me pranimin e aplikimeve, me shpërndarjen e biletave etj.
  • Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorëve.

     Kriteret e Specialistit të Zyrës Rajonale Elbasan janë:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Bachelor ose Master Profesional, përbëjnë avantazh studimet në shkenca juridike/ekonomike/shoqërore;
  • Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 13/2016 datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
  • Njohuri mbi Strategjitë dhe Prioritetet e programit të Qeverisë Shqiptare, të cilat kanë ndikim direkt në rolin publik të Institucionit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze);
  • Do të ketë prioritet në vlerësimin e kandidaturave personat që kanë mbi 1 (një) vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme/ekuivalente.

 

– Punonjes Pastrimi ne Zyren Rajonale Elbasan

 Detyrat e Punonjësit të Pastrimit në Zyrën Rajonale Elbasan:

  • Paraqitet në punë 30 minuta para fillimit të orarit zyrtar të punës.
  • Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, tualeteve, korridoreve dhe shkallëve të ambienteve të ADISA-s;
  • Kryen pastrimin me detergjentet e duhur;
  • Pastron tualetin, duke përfshirë këtu pastrimin e lavamanit, pasqyrës etj;
  • Pastron pluhurat në orenditë e zyrave, si dhe lan xhamat jo me pak se një herë në javë;
  • Boshatis mbeturinat si dhe pastron mbajtësen e mbeturinave;
  • I përgjigjet kërkesave shtesë të punonjësve përsa i përket pastrimit;
  • Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorëve.

 

       Kriteret e punësimit të Punonjësit të Pastrimit në Zyrën Rajonale Elbasan:

  • Të ketë mbaruar të paktën arsimin e detyruar;
  • Të ketë përvojë pune;
  • Të ketë aftësi komunikuese.