BASHKIA KORÇË, VENDE TE LIRA PUNE

Bazuar në nenin 64 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142, datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavarura”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 328 datë 31.05.2023 “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore” i ndryshuar, Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendit vakant në Drejtorinë e Kujdesit Social, si më poshtë:

 

  • 1 Psikolog, Sektori i Shërbimeve për Fëmijët me Aftësi Ndryshe në Drejtorinë e Kujdesit Social.

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

 

  • 1 (një) Specialist për shqyrtimin e lejave në sektorin  e Planifikimit të territorit dhe kontrollit të zhvillimit të tokës në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, në drejtorinë e përgjithshme të planifikimit të territorit dhe menaxhimit të kontratave të infrastrukturës, kategoria III.b.

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

  • 1 (një) Specialist projektues në Sektorin  e planifikimit të territorit, në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, në drejtorinë e përgjithshme të planifikimit të territorit dhe menaxhimit të kontratave të infrastrukturës, kategoria e pagës III.b.
  • 1 (një) Specialist për emergjencat civile në sektorin e emergjencave civile, në drejtorinë e burimeve njerëzore, protokoll-arkivës dhe shërbimeve mbështetëse, në drejtorinë e përgjithshme juridike dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, kategoria III.b.
  • 1 (një) specialist audit në drejtorinë e auditit të brendshëm, kategoria III.b.

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: shpallja spec audit shpallja spec emergjencat civile shpallja spec projektues shpalla spec per shqyrtimin e lejave shpallja psikolog