Në bazë të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë” neni 25 dhe 26; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu II dhe Kreu III; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.142, datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në Institutcionet e Administratës Shtetërore dhe Institucionet e Pavarura (ndryshuar VKM nr.305, datë 05.04.2017); Vendmit nr.09, datë 28.02.2024 “Për miratimin e planit vjetor të pranimeve në Shërbimin Civil, për vitin 2024” të Kryetarit; Urdhërit nr.121, datë 15.04.2024 “Për shpallje vendesh të lira pune në administratën e Bashkisë Gramsh” të kryetarit të bashkisë, Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjen në detyrë, në shërbimin civil, në kategorinë e mesme drejtuese, për pozicionin:
- Drejtor i Drejtorisë Juridike, Burimeve Njerëzore, kategoria II, klasa II-b
- Drejtor i Drejtorisë së Planifkimit dhe Zhvillimit të Territorit; kategoria II, klasa II-b
- Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit, kategoria II, klasa II-b
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje, niveli mesem drejtues Urbanistika Shpallje, niveli mesem drejtues, Juristi Shpallje, niveli mesem drejtues Financa