BASHKIA HIMARË, VENDE TE LIRE PUNE

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018, Bashkia Himarë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:

  • 1 (Një) Përgjegjës sektori, në sektorin e bujqësisë dhe ujitjes, në drejtorinë e bujqësisë, pyjeve, kullotave dhe ujitjes, klasa e pagës III-2
  • 1 (një) përgjegjës sektori, në sektorin e kontrollit dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave, në drejtorinë e bujqësisë, pyjeve, kullotave dhe ujitjes, klasa e pagës III-2
  • 1 (Një) Përgjegjës sektori, në sektorin e ndihmës sociale dhe strehimit, në drejtorinë e çështjeve sociale, arsimit dhe rinisë, klasa e pagës III-2.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Publikim vendi i lire per pergjegjes i sektorit te ndihmës sociale dhe strehimit Publikim vendi i lire per pergjegjes i sektorit te kontrollit dhe inspektimit të pyjeve dhe kullotave pranim nga jashte Publikim vendi i lire per pergjegjes i sektorit te bujqesise dhe ujitjes pranim nga jashte