BASHKIA GRAMSH, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë” neni 26 dhe Kreu IV “pranimi në shërbimin civil” neni 22;  Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” (ndryshuar me VKM nr.748, datë 19.12.2018) Kreu II dhe Kreu III; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar) Kreu II; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.351, datë 11.05.2016 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në Institutcionet e Administratës Shtetërore dhe Institucionet e Pavarura (ndryshuar VKM nr.305, datë 05.04.2017); Vendmit nr.09, datë 28.02.2024 “Për miratimin e planit vjetor të pranimeve në Shërbimin Civil, për vitin 2024”, i ndryshuar me Vendimin nr. 62 date 10.10.2024 të Kryetarit të Bashkisë; Urdhërit nr.371, datë  24.10.2024 “Për shpallje vendesh të lira pune në administratën e Bashkisë Gramsh” të kryetarit të bashkisë, Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil ose pranim jashtë shërbimit civil, në kategorinë e ulët drejtuese për  pozicionin:

  • Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile dhe Strehimit, kategoria III-a
  • Përgjegjës i Sektorit të ardhurave nga biznesi, transporti dhe Menaxhimit të Borxhit, kategoria III-a;

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 1. Shpallje, Pergjegjes i te ardhurave nga biznesi 1. Shpallje, Pergjegjes emergjencash