KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 61, datë 29.05.2024 për:

  • 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike
  • 1 (një) vend në pozicionin Auditues Dytë në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Politike.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike:

1. Bledar Koçi

II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Politike:

1. Ardiana Laska

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 04.07.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore