KOMISIONERI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, VENDE TE LIRE PUNE

Në mbështetje të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 86/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, si dhe V.K.M nr. 326, datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, njësia përgjegjese e burimeve njerëzore, shpall procedurën e konkurimit për pozicionin:

  • “Nëpunës Informacioni”, 1 (një), në Sektorin e Shërbimeve dhe Financës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, kategoria II, sipas VKM nr. 326, datë 31.05.2023

Në zbatim të nenit 25 dhe 26 të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 86/2018 “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të Komisionerit për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, planit vjetor të pranimit 2025, Njësia përgjegjëse e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, njofton se në administratën e Zyrës së Komisionerit eshte krijuar 1 (një) vend i lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë së ulët drejtuese, Kategoria e pagës III-1

Pozicionet:

  • “Inspektor” 1 (një) në Drejtorinë e Mbikëqyrjes në fushën e Drejtësisë Penale dhe Sigurisë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë KDIMDP-së
  • “Inspektor IT” 1 (një) në Drejtorinë e Mbikëqyrjes në fushën e Drejtësisë Penale dhe Sigurisë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë KDIMDP-së
  • “Inspektor” 1 (një) në Drejtorinë e Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë KDIMDP-së
  • “Inspektor IT ” 1 (një) në Sektorin për të dhënat e hapura dhe Konsultimin Publik, në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallja Te dhenat e hapura IT Shpallja Hetimi Sektorial Shtator 2025 Nepunes informacioni shpallje shtator 2025 Shpallja Drejtesia Penale _Jurist Shpallja Drejtesia Penale IT