Në zbatim të nenit 26, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe të pikës 24,
të Kreut III, të Vendimit nr. 242, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave,
në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe
kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Drejtor në Drejtorinë e Statistikave Sociale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Prodhimit
Statistikor – klasa e pagës II-1.
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
1. Anisa Muça
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 02.07.2024, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të
Statistikave, Tiranë. - Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 02.07.2024, ora 14:00 në ambjentet e
Institutit të Statistikave, Tiranë