BASHKIA SHKODER, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:
  • 1 (një) Specialist, Sektori i parandalimit dhe mbulimit në terren, Drejtoria e Emergjencave Civile, kategoria e pagës  III-b

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ të ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese  për  pozicionin :

  • 1 (një) Përgjegjës, Sektori i parandalimit dhe mbulimit në terren, Drejtoria e Emergjencave Civile, kategoria e pagës  III-a