BASHKIA SHKODER, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 22 të Ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, kreu II, VKM nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar Bashkia Shkodër, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, shpall kandidatët fitues, për pozicionet si më poshtë:

  • 1 (një) Specialist i Ndihmës Ekonomike, Drejtoria e Ndihmës Ekonomike (Nj.Adm Ana e Malit ) Drejtoria e Përgjithshme Sociale dhe Rinisë, kategoria e pagës III-b

1. Griselda Bregu – 75 pikë

 

Në zbatim të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; si dhe Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Bashkia Shkodër, shpall kandidatët fitues për proçedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për pozicionet si më poshtë:

  • Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, Burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, kategoria e pagës III-a

Hasan Mema me 89 pikë

  • Drejtor, Drejtoria e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, Drejtoria e Përgjithshme e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, Kategoria e pagës II-b

Lulzim Mashi me 87 pikë