BASHKIA MAT, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës
31 të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin
e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,

  • Përgjegjës i Sektorit Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje
    dhe Mbrojtjes së Fëmijëve
    Kategoria e pagës III-a/1

Njësia përgjegjëse në Bashkinë Mat në përfundim të procedurës së konkurrimit për ngritjen
në detyrë, njofton se kandidati fitues është: 1. Ortenca Salaj (79 pikë)

 

  • Përgjegjës i Sektorit të Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike
    Kategoria e pagës III-a/1

Njësia përgjegjëse në Bashkinë Mat në përfundim të procedurës së konkurrimit për ngritjen
në detyrë, njofton se nuk kemi asnjë kandidat fitues, për këtë arsye procedura mbyllet dhe do
të hapet sërish në vijim.