BASHKIA KURBIN, VENDE TE LIRA PUNE

          Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.39, datë 19.12.2023, “Për miratimin e pagës së punonjësve të Bashkisë Kurbin, Njësive dhe Institucioneve në varësi për vitin 2024”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.219, datë 28.12.2023 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë Kurbin, Institucioneve dhe Agjensive në varësi dhe klasat e pagave për nëpunësit civile në Bashki dhe Njësitë Administrative për vitin 2024”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.116, datë 01.07.2024 “Për krijimin e komitetit të pranimit, ngritjes në detyrë dhe lëvizjes paralele për nëpunësit civilë në Bashkinë Kurbin”, Bashkia Kurbin shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil për pozicionet:

·         1 “Përgjegjës Sektori (Mjek Veteriner)”- Drejtoria e Mjedisit

·         1 “Përgjegjës Sektori për Ndihmën Ekonomike”- Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe e Kujdesit Social

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE