“Shef Sektori” 1 (një) në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me publikun, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë KDIMDP-së, Kategoria e pagës III-1.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ”, njofton se
A. Intervista me gojë për pozicionin e mësipërm, për shkaqe të arsyeshme angazhimi, do të zhvillohet në datën 20.03.2025 ora 12:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR “Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”