ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, SHPALLJE FITUESI

 Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 31, të Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit për procedurën e lëvizjes paralele, njofton se, për pozicionin:

 

  • 2 (dy) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – klasa II-1.

 

Kandidat fitues është:

 

  • Gentiana Milkani

 

Kujtesë: Për 1 (një) pozicion Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-klasa II-1, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, mund të marrin informacionin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të internetit dhe stendat e informimit për publikun të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke filluar nga data 02/09/2024.