Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 16, të
Kreut II, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e
ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen
e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për
konkurrim, njofton se, për pozicionin:
• 2 (dy) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të
Lartë të Drejtësisë – klasa II-1.

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
• Gentiana Milkani

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 27.08.2024 ora 12:00, në ambientet e
Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, kati 3, (tek Avokatura
e Shtetit), Tiranë.

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të
VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe
emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e
Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e
kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për
konkurrim, njofton se, për pozicionet:

• 1 (një) Specialist (Arkiv/Protokoll) në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike
dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë -Klasa IV-1.

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për konkurrim.