Në mbështetje të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të nenit 7, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njofton se procedura për pranimin në shërbimin civil për pozicionin;
· 1 (një) Specialist Protokolli, në Sektorin e Protokoll/Arkiv, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1
Mbyllet për shkak të plotësimit me procedurën e lëvizjes paralele.