Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242,
datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese
kreut III, “Ngritja në detyrë” pikat 22 dhe 23, në konkursin për dy pozicionet “këshilltar” me
procedurën “Ngritja në detyrë”, po ju përcjellim emrin e kandidatit që do të vazhdojë konkurrimin
për këtë pozicion.
Kandidati që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën “Ngritja në detyrë” për dy pozicionet
“këshilltar” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare në konkursin e datës 17.07.2024, është si
më poshtë vijon:
1. Z. Iridion Bahiti
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22, kreut V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25
dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015, të ndryshuar, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” kreut VII, pikat 8
dhe 9, për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist” në Shërbimin e Protokollit pranë
Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës
25.06.2024, nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në Shërbimin Civil”