Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 8, datë 10.01.2025:
1. Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike.
2. Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
1. Për pozicionin “1 (një) Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit”, asnjë nga kandidatët që aplikuan nuk plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin.
2. Për pozicionin “1 (një) Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore”, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët si vijon:
1. Ardita Dyshniku
2. Erinda Male
3. Erald Perseku
4. Flavia Bajraktari
5. Nikollë Lleshi
6. Plarent Anamali
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 14.02.2025, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.