KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 5, datë 09.01.2025  për:

– 1 (një) vend në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Komunikimit dhe Botimeve ”-  diplomuar jo më pak se niveli Master Shkencor në Shkenca Sociale.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

 KONSTATOI:

 Për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Komunikimit dhe Botimeve” plotëson kriteret për të vazhduar konkurrimin kandidati,

Brisilda Hyka

 Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 13.02.2025, ora 11:30, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet më datë 17.02.2025, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 3, datë 09.01.2025 për:

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

 

KONSTATOI:

 

Për “1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit” plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

1. Gerond Behari

2. Ledi Ismalaja

3. Uendi Zotaj

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 13.02.2025, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.