KONTROLLI I LARTE I SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,

 KONSTATOI:

 Për vendet e lira të publikuara përkatësisht:

Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike, mori pjesë kandidati:

Bledar Koçi

 Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:  Bledar Koçi        

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Politike, mori pjesë kandidati: Ardiana Laskaj

 Kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e Premte, më datë 19.07.2024 ora 10:00, në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.