KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut II dhe III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, urdhrit nr. 36, datë 13.01.2025 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për vitin 2025” , njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritje në detyrë për pozicion:

  •  Drejtor, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: II-1 (1 (një) vend vakant)
  • “Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-1, me profil ekonomist / jurist / inxhinier 1 (një) vend vakant;

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, urdhrit nr. 36, datë 13.01.2025 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për vitin 2025”, njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele, dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

  • “Specialist Jurist” në Sektorin e Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor në Drejtorinë e Monitorimit Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: IV-1, një vend vakant.
  • “Specialist Publikimi” pranë Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Publikimit në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: IV-1, një vend vakant.

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje Inspektor Shpallje Specialist Publikimi Shpallje Specialist Jurist Shpallje Drejtor Drejtorie