INSTITUTI I STATISTIKAVE, SHPALLJE FITUESI

Instituti i Statistikave, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,
si dhe të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim
të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njofton se për pozicionin:

  •  Përgjegjës në Zyrën Rajonale Statistikore Gjirokastër, në Drejtorinë e Statistikave
    Rajonale dhe Gjeoinformacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Teknologjisë së
    Informacionit dhe Mbledhjes së të Dhënave – klasa e pagës IV-1.
    Kandidati fitues është:
    1. Irida Hoxha – 86 pike

Në zbatim të nenit 26, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe të pikës 24,
të Kreut III, të Vendimit nr. 242, date 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Instituti i Statistikave,
në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe
kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Drejtor në Drejtorinë e Statistikave Sektoriale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Prodhimit
    Statistikor – klasa e pagës II-1.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
1. Alma Mezini
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 12.07.2024, ora 10:00 në ambjentet e Institutit të
Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 12.07.2024, ora 12:00 në ambjentet e
Institutit të Statistikave, Tiranë