Në mbështetje dhe zbatim të pikës 7, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikave 35, 36 dhe 43, kreu III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, njofton rezultatet paraprake të konkurrimit për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin:
“Përgjegjës Sektori” në Sektorin e Administrimit dhe Mirëmbajtjes, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore, Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, klasa e pagës III-1,
Kandidati fitues shpallet:
– Zoti Bledi Çikopana, me 80 pikë.