INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të pikës 5, neni 22 i ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 14, kreu IV i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

  • “Specialist” në Sektorin e Shtetësive, Drejtoria e Shtetësive, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2.

Kandidat fitues shpallet: – Z. Indrit Osmani, me 90 pikë

 

  • “Specialist” i Sistemeve të Informacionit në Sektorin TIK, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, klasa e pagës IV-1, shtesa e nivelit të kualifikimit 1 ose 2,

 

Kandidati fitues shpallet: Zoti Marjo Hasanas, me 88 pikë.