Në zbatim të pikave 4 dhe 6, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të pikave 24, 26 dhe 43, kreu III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e ngritjes në detyrë, për pozicionin:
- “Përgjegjës Sektori” në Sektorin e Administrimit dhe Mirëmbajtjes, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e pagës III-1, niveli i kualifikimit 1,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, z. Bledi Çikopana.
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 16.7.2024, ora 11:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 16.7.2024, ora 11:30, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.