Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit Nr. 243, Datë 18.03.2015, I ndryshuar me VKM Nr. 746, Datë 19.12.2018 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, po ju dërgojmë për publikim në Portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive” njoftimin për verifikimin paraprak për pranim në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionet:
- 1 (një) Specialist Jurist në Sektorin e Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
Z. Ardjan Sukthi
- 1 (një) Specialist Strehimi në Sektorin e Programeve të Strehimit pranë Drejtorisë së Menaxhimit Financiar dhe Programeve të Strehimit.
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
Znj. Ada Tereziu
- 1 (një) Specialist Informimi në Sektorin e Informimit dhe Monitorimit Performancës pranë Drejtorisë së Informimit, Integrimit Evropian Projekteve Strategjike dhe Monitorimit të Performancës
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
Znj. Bleona Domi
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Bujqësisë Kullimit Vaditje Diga Veterinarisë në Sektorin e Bujqësisë Kullimit Vaditje Diga Veterinarisë pranë Drejtorisë së Administrimit Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
Z. Besmir Deliu
- 1 (një) Specialist i Cështjeve Ligjore, në Sektorin e Çështjeve Ligjore pranë Drejtorisë së Çështjeve Ligjore dhe Prokurimit Publik.
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
Znj. Luiza Hoxha
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 20.03.2025 ora 10:00 pranë ambjenteve të Bashkisë Vorë.
Intervista me gojë do të zhvillohet më datë 20.03.2025 ora 14:30 pranë ambjenteve të Bashkisë Vorë.
Për sa i përket pozicionit:
- 1 (një) Specialist Arkive në Sektorin e Protokoll-Arkivës, Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Ky pozicion mbyllet pa kandidat pasi nuk është paraqitur asnjë aplikant që i plotëson kushtet për pranim në shërbimin civil.