Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 243, Datë 18.03.2015, I ndryshuar me VKM Nr. 746, Datë 19.12.2018 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, po ju dërgojmë për publikim njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për vendet e lira të punës në kategorinë si më poshtë:
Në kategorinë ekzekutive për pozicionet
1 (një) Specialist Jurist në Sektorin e Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
1 (një) Specialist Strehimi në Sektorin e Programeve të Strehimit pranë Drejtorisë së Menaxhimit Financiar dhe Programeve të Strehimit.
1 (një) Specialist Informimi në Sektorin e Informimit dhe Monitorimit Performancës pranë Drejtorisë së Informimit, Integrimit Evropian Projekteve Strategjike dhe Monitorimit të Performancës
1 (një) Specialist i Cështjeve Ligjore, në Sektorin e Cështjeve Ligjore pranë Drejtorisë së Cështjeve Ligjore dhe Prokurimit Publik.
1 (një) Specialist Arkive në Sektorin e Protokoll-Arkivës, Drejtoria e Burimeve Njerëzore
1 (një) Specialist në Sektorin e Bujqësisë Kullimit Vaditje Diga Veterinarisë në Sektorin e Bujqësisë Kullimit Vaditje Diga Veterinarisë pranë Drejtorisë së Administrimit Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës
Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.
Për sa më lart plotësimi i këtyre pozicioneve do të vazhdoj me procedurën e Pranimit në shërbimin civil sipas njoftimit në shpalljen e këtyre pozicioneve.